Putin: Rusia të fokusohet në zhvillim pavarësisht presionit të jashtëm
2023-01-13 15:47:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rusia do të fokusohet në zhvillimin e saj pavarësisht çdo presioni të jashtëm, deklaroi presidenti Vladimir Putin gjatë takimit me anëtarët e qeverisë.

“Në të ardhmen e afërt, sigurisht që duhet të gjejmë zgjidhje për çështjet që lidhen me zhvillimin sovran dhe të pavarur, pavarësisht çdo presioni apo kërcënimi të jashtëm”,- tha Putin, bëhet e ditur në një deklaratë të Kremlinit, citon “Xinhua”.

Ai vuri në dukje se është e rëndësishme të vazhdohet të sigurohet siguria e Rusisë dhe të mbrohen interesat e saj, duke shtuar se është e nevojshme të forcohen aftësitë mbrojtëse të vendit dhe të zgjidhen të gjitha çështjet ekzistuese që lidhen me mbështetjen e forcave të armatosura të përfshira në operacionin special ushtarak në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, sipas presidentit Putin, një përparësi do të ishte zbatimi i programeve sociale dhe ekonomike në shkallë të gjerë, të cilat synojnë të përmirësojnë mirëqenien e njerëzve, të zhbllokojnë potencialin e madh të Rusisë dhe të zgjerojnë lidhjet ndërkombëtare. (Irma)