Rritet roli i zinxhirëve të furnizimit
2023-01-12 14:59:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tregtia globale mund të jetë duke shkuar drejt një hapi të vështirë, por fabrikat në Azi vazhdojnë të ripërpunohen dhe rregullohen, duke ndihmuar në ruajtjen e konkurrencës së tyre. Kjo po rrit investimet dhe siguron një shtresë shtesë elasticiteti në një botë gjithnjë e më të trazuar, thuhet në raportin e “HSBC”-së. Si vendi më i madh prodhues në botë, Kina renditet e para globalisht për sa i përket prodhimit, duke përbërë më shumë se 40 për qind të 500 produkteve kryesore industriale në botë, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Ndërsa Kina përparon me zinxhirin e vlerës, vendi po bëhet më shumë një eksportues sesa një importues i mallrave të ndërmjetme të përdorura nga prodhuesit gjetkë, duke ndihmuar në forcimin e lidhjes dhe rrjedhimisht konkurrencën e zinxhirëve të furnizimit rajonal, sipas një raporti nga Korporata Bankare e Hong Kongut dhe Shangait, “HSBC”.

“Në Azi, importet e mallrave të ndërmjetme nga Kina kontinentale tani përbëjnë afërsisht 20 për qind të të gjithë importeve të komponentëve mesatarisht”,- thuhet në raportin e “HSBC”-së, “Tremujori i ekonomisë aziatike: Ripërpunimi i fabrikave në Azi”.

Ndërsa rrjetet e furnizuesve po ndryshojnë, eksportuesit në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore - ASEAN - mbështeten gjithnjë e më shumë në komponentët nga Kina kontinentale në vend të burimeve të tjera, thuhet në raport.

Sipas raportit, tregtia globale mund të jetë duke shkuar drejt një hapi të vështirë, por fabrikat në Azi vijojnë të ripërpunohen dhe rregullohen, duke ndihmuar në ruajtjen e konkurrencës së tyre. Kjo po rrit investimet dhe siguron një shtresë shtesë elasticiteti në një botë gjithnjë e më të trazuar.

Liu Wenqiang, nënkryetari i Qendrës Kineze për Zhvillimin e Industrisë së Informacionit, me qendër në Pekin, tha se raporti i “HSBC”-së nënvizon rolin kryesor të Kinës në zinxhirët e furnizimit global.

Ndërsa kompanitë kineze shtojnë përpjekjet për të përmirësuar aftësitë e tyre të kërkimit dhe zhvillimit, apeli i vendit për prodhim të nivelit të lartë do të rritet, gjë që mund të ndihmojë më mirë në ruajtjen e stabilitetit të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global, tha Liu.

Nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar, përdorimi aktual i kapitalit të huaj në sektorin e prodhimit të teknologjisë së lartë të Kinës u rrit gati 59 për qind nga viti në vit, treguan të dhënat e fundit nga Ministria e Tregtisë.

“Me një sistem të plotë mbështetës të zinxhirit të furnizimit, Kina është e pozicionuar mirë për të përballuar pasiguritë globale dhe vendi ka një sistem të fortë logjistik që siguron zinxhirë të qëndrueshëm furnizimi”,- ka deklaruar Deuk-kyu Hwang, president i “Samsung Greater China”.

Si vendi më i madh prodhues në botë, Kina renditet e para globalisht për sa i përket prodhimit, duke përbërë më shumë se 40 për qind të 500 produkteve kryesore industriale në botë, treguan të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Më shumë se 570 kompani industriale kineze kanë arritur në 2500 kompanitë më të mira globale për sa i përket investimeve në kërkim dhe zhvillim, duke rritur aftësinë e tyre për të mbështetur zinxhirët e furnizimit, bën të ditur Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Jean-Pascal Tricoire, drejtor ekzekutiv i “Schneider Electric”, tha se Kina është një nga qendrat më të rëndësishme të kompanisë, e cila integron kërkimin dhe zhvillimin, zinxhirët e furnizimit, shitjet dhe shërbimet. Kompania gjithashtu ka një ekosistem të plotë të furnizuesve dhe integruesve vendas në Kinë.

Kina, tha ai, përshpejton digjitalizimin industrial dhe i kushton vëmendje gjithnjë e më të madhe zhvillimit të qëndrueshëm, dhe është një nga bazat më të rëndësishme të kompanisë për kërkimin dhe zhvillimin në botë.

Craig Allen, president i Këshillit të Biznesit SHBA-Kinë, deklaroi se Kina është një vend tërheqës për integrimin e zinxhirit të furnizimit.

Sipas tij, shumica e kompanive amerikane që investojnë në Kinë janë me parimin “në Kinë, për Kinën” dhe shpresojnë t'i shërbejnë tregjeve kineze përmes zinxhirëve të furnizimit shumë global që përfshijnë importe dhe prodhim të lokalizuar.

Allen theksoi se ecuria e Kinës motivon kompanitë amerikane, ndërsa ekosistemi i vendit forcohet shumë nga investimet në infrastrukturë dhe talent.