Qyteti i Kinës lindore ofron mbështetje për familjet me shumë fëmijë
2023-01-12 18:31:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Jinan, kryeqendra e provincës Shandong të Kinës lindore, filloi të japë subvencione në para duke filluar nga ky vit për të inkurajuar familjet që të kenë më shumë fëmijë.

Çiftet në qytet do të mund të marrin një pagesë mujore prej 600 juanë (rreth 88,6 dollarë amerikanë) për fëmijën e tyre të dytë ose të tretë të lindur nga 1 janari, derisa fëmija të jetë tre vjeç, sipas një plani zbatimi për optimizimin e politikave të lindjes së fëmijëve dhe nxitjen e zhvillimit afatgjatë dhe të balancuar të popullsisë të lëshuar nga pushteti vendor, citon “Xinhua”.

Për t'u kualifikuar për subvencionet, prindërit dhe fëmija i dytë ose i tretë duhet të kenë statusin e tyre Hukou, ose regjistrimin e familjes, në qytet.

Mes politikave të tjera për të mbështetur lindjen e fëmijëve, gratë kanë 158 ditë leje lehonie dhe bashkëshortët jo më pak se 15 ditë pushim të atësisë. Të dy prindërit do të kenë jo më pak se 10 ditë leje prindërore çdo vit përpara se fëmija i tyre të mbushë tre vjeç.

Familjet me fëmijën e dytë ose të tretë do të marrin gjithashtu mbështetje nga qeveria në shkollim, sigurime mjekësore dhe banesa publike me qira. (Elona)