Franca do të rrisë moshën ligjore të pensionit në 64 vjeç deri në vitin 2030
2023-01-12 18:50:26

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne shpalosi të martën detaje të planit të diskutueshëm të reformës së pensioneve të vendit, duke rritur në mënyrë progresive moshën ligjore të daljes në pension në 64 vjeç dhe duke propozuar një pension minimal për të gjithë pensionistët, bën të ditur “Xinhua”.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Borne njoftoi se Franca planifikon të rrisë, nga 1 shtatori, moshën ligjore të pensionit për të drejtën e pensionit të plotë, nga 62 në 64 deri në vitin 2030 me një normë progresive prej tre muajsh në vit.

Gjithashtu, ajo shtoi se duke filluar nga viti 2027, pensionistët e ardhshëm mund të përfitojnë pension të plotë nëse do të kenë kontribuar për 43 vjet. Borne vuri në dukje se plani aktual i reformës së pensioneve do t'i lejojë njerëzit të kenë një pension minimal prej 1200 eurosh (rreth 1288 dollarë amerikanë) në muaj. (Elona)