Shitjet e automjeteve me energji të reja të Kinës pothuajse u dyfishuan vjet
2023-01-12 21:03:54

Shitjet e automjeteve me energji të reja të Kinës vazhduan të rriten vitin e kaluar, të nxitura nga kërkesa në rritje e tregut dhe mjedisi i mirë i politikave.

 

Shitjet e automjeteve me energji të reja arritën në rreth 6.89 milion njësi vjet në tregun më të madh të makinave në botë, 93.4 për qind më shumë se në vitin 2021, sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automjeteve.

 

Prodhimi i automjeteve me energji të reja vjet u rrit 96.9 për qind krahasuar me vitin 2021, duke arritur në rreth 7.06 milion njësi.

 

Pjesa e tregut e automjeteve me energji të reja në tregun e makinave të Kinës arriti 25.6 për qind në vitin 2022, 12.1 pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2021.


Vetëm në dhjetor, prodhimi dhe shitjet e automjeteve me energji të reja arritën përkatësisht në 795 000 dhe 814 000 njësi, duke u rritur të dyja 51.8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021.