Të ardhurat nga pushteti vendor në Shqipëri, 25.8 miliardë lekë
2023-01-12 18:22:51

Gjatë periudhës janar-nëntor 2022 të ardhurat nga pushteti vendor në Shqipëri llogariten 25.8 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga pushteti vendor përbëhen nga tre zëra kryesorë: të ardhurat nga taksa e pasurisë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksat lokale, shkruan “ATSH”.

Nga taksat lokale të ardhurat gjatë 11 muajve të vitit 2022 llogariten 20 miliardë lekë nga 18.9 miliardë lekë që u mblodhën gjatë 11-mujorit të 2021-shit.

Të ardhurat nga taksa mbi pasurinë llogariten 5.6 miliardë lekë, i njëjti nivel me atë të 11-mujorit të 2021-shit.

Nga taksa mbi biznesin e vogël u mblodhën 66 milionë lekë në buxhet, nga 374 milionë lekë që u mblodhën në 2021-shin.

Në raport theksohet se qeveria planifikon që gjatë vitit 2023 të ardhurat nga pushteti vendor të arrijnë në 29.1 miliardë lekë. (Elona)