Kina dhe Bashkimi Afrikan zotohen për ndërtimin e një bashkësie Kinë-Afrikë me një të ardhme të përbashkët në epokën e re
2023-01-12 14:41:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina është e gatshme të vijojë të punojë me Afrikën si një partnere zhvillimi dhe të ndërtojë një bashkësi Kinë-Afrikë me një të ardhme të përbashkët në epokën e re, theksoi të mërkurën ministri i Jashtëm kinez Qin Gang gjatë një takimi me kryetarin e Komisionit të Bashkimit Afrikan Moussa Faki Mahamat.

Qin dhe Faki zhvilluan dialogun e tetë strategjik Kinë-Bashkimi Afrikan në selinë e Bashkimit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë Adis-Abeba të mërkurën.

Kina ka marrë udhëheqjen në përkrahjen e anëtarësimit të Bashkimit Afrikan në G20, forcimin e përfaqësimit e të zërit të vendeve afrikane në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e organizata të tjera ndërkombëtare dhe mbrojtjen e interesave të përbashkët të vendeve në zhvillim, u shpreh Qin.

Ai shtoi se Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Afrikë.

Faki tha nga ana e tij se Bashkimi Afrikan vlerëson mbështetjen e fortë të Kinës ndaj Afrikës për integrimin, ndërlidhshmërinë dhe ndërtimin e zonës së tregtisë së lirë dhe pret të punojë me Kinën për të nxitur ndërtimin e një bashkësie Kinë-Afrikë me një të ardhme të përbashkët në epokën e re.

Pas bisedimeve, Qin dhe Faki nënshkruan dokumentet e bashkëpunimit dhe ndoqën së bashku ceremoninë e përfundimit të projektit të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të ndërtuar me ndihmën e Kinës.