Kroacia nuk do të vendosë masa kufizuese për Covid-in ndaj pasagjerëve kinezë
2023-01-12 18:18:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kroacia nuk do të vendosë masa kufizuese për  Covid-19 ndaj pasagjerëve kinezë që hyjnë në vend.

Kreu i Departamentit për Epidemiologjinë e Sëmundjeve Infektive në Institutin Kroat të Shëndetit Publik, Bernard Kaic, tha të mërkurën për “Xinhua” se nuk i konsiderojnë inspektimet e detyrueshme një metodë efikase për parandalimin e varianteve të Covid-19 në vend dhe nuk synojmë të vendosin kufizime për sa kohë që kjo nuk është kërkesë e të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Kroacia nuk do të ndjekë shembujt e disa vendeve të Evropës Perëndimore për të marrë masa kufizuese ndaj pasagjerëve kinezë, tha Kaic, duke vënë në dukje se Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka thënë se është e pajustifikuar dhe e panevojshme. (Elona)