Greqia mbështetet në lidhjet direkte ajrore për të rritur mbërritjet kineze
2023-01-12 18:49:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke u mbështetur në lidhjet e drejtpërdrejta ajrore midis Athinës, kryeqytetit të Greqisë, dhe Pekinit dhe Shangait në Kinë, Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës llogarit arritjen së shpejti të numrit të mbërritjeve kineze në Greqi në nivelet e para pandemisë.

Fluturimi direkt ndërmjet Athinës dhe Pekinit u nis nga “Air China” në 2017-n. Në vetëm dy vjet, kjo lidhje ajrore dyfishoi numrin e mbërritjeve kineze në mbi 217.600. Ndërkohë, në vitin 2021, u regjistruan vetëm 70.373 mbërritje.

Deri në vitin 2018, Kina kishte hyrë në 20 tregjet më të mira ndërkombëtare të aeroportit të Athinës dhe ishte në pozitën e 15-të në 2019-n, bën të ditur “Xinhua”.

Më 22 dhjetor 2022, “Air China” nisi një fluturim të ri të drejtpërdrejtë midis Shangait dhe Athinës. Pas rifillimit të lidhjes ajrore, Athinë-Pekin verën e kaluar pas një ndërprerjeje dyvjeçare, “Air China” tani operon dy fluturime direkte në javë midis dy vendeve.

Operacioni i dy fluturimeve direkte midis Kinës dhe Greqisë ishte një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave të Programit të Veprimit të Përbashkët 2022-2024, i nënshkruar në Athinë në mars 2022, një program që synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, tha ambasadori i Kinës në Greqi, Xiao Junzheng.

“Kina dhe Greqia janë të dy aktorë të shquar në industrinë globale të turizmit. Thellimi i bashkëpunimit do të nxisë më tej zhvillimin e industrive tona të turizmit dhe gjithashtu do të lehtësojë investimet, financat, tregtinë dhe shërbimet tona, të cilat do të rrissin mirëqenien e dy popujve”,- tha Xiao. (Elona)