Eksportet e produkteve ushqimore të Ukrainës arrijnë në 17 milionë tonë
2023-01-12 19:02:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Eksportet e produkteve ushqimore të Ukrainës arritën në 17 milionë tonë që nga gushti, sipas një marrëveshjeje për eksportin e drithit dhe plehut kimik nga portet e Detit të Zi, njoftoi të martën agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”.

Në tre ditët e fundit, pesë anije të ngarkuara me 158.500 tonë produkte bujqësore u nisën nga portet e Ukrainës për në Egjipt, Sri Lanka dhe vende të tjera, njoftoi agjencia, duke cituar Autoritetin e Porteve Detare të Ukrainës.

Aktualisht, 98 anije janë në pritje të inspektimit në Bosfor, ku 21 prej tyre janë tashmë të ngarkuara dhe 77 janë nisur për ngarkim, përcjell “Xinhua”.

Më 22 korrik, Rusia dhe Ukraina nënshkruan veçmas një dokument në Stamboll me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara mbi eksportet e grurit dhe plehrave nga Ukraina dhe Rusia për të siguruar furnizimet në tregjet globale në mes të konfliktit të armatosur Rusi-Ukrainë. (Elona)