Kina: Miqësia, ndër faktorët e rëndësishëm për zgjedhjen nga turistët kinezë të destinacioneve të udhëtimit jashtë vendit
2023-01-12 16:35:23

foto/MPJ

foto/MPJ

Ditët e fundit, shumë vende kanë marrë masa për të mirëpritur turistët kinezë. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha në një konferencë shtypi të mbajtur të mërkurën se miqësia është bërë një nga faktorët e rëndësishëm për turistët kinezë kur zgjedhin destinacionet e udhëtimit jashtë vendit.

foto/VCG

foto/VCG

Wang vuri në dukje që, pasi Kina publikoi politikën e re për menaxhimin e COVID-19 si sëmundje infektive e kategorisë B dhe masat e përkohshme për shkëmbimin e personelit kinez dhe të huaj, shumë vende shprehën mirëpritjen e tyre për turistët kinezë dhe nuk do të marrin masa për kufizimin e hyrjes së tyre. Zëvendëskryeministri i Tajlandës dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë shkuan në aeroport për të mirëpritur aeroplanin që mbërriti nga Kina, duke dhënë pako të parandalimit të epidemisë dhe kurora lulesh. Drejtori i Administratës Kombëtare të Turizmit të Tajlandës u tha turistëve në gjuhën kineze se “kinezët dhe tajlandezët janë një familje”. Në uebsajtin zyrtar dhe llogarinë në “Twitter” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maldiveve është publikuar një deklaratë, ku mirëpritet përmirësimi i masave të hyrje-daljes nga Kina, duke pritur me padurim që turistët kinezë të shkojnë në Maldive. Kryeministri i Kamboxhias Samdech Hun Sen shprehu shpresën se 2 milionë turistë kinezë do të vizitojnë vendin e tij sivjet. Indonezia dhe vende të tjera kanë organizuar personel të posaçëm që flet gjuhën kineze, restorantet me ushqime kineze kanë rifilluar punën dhe agjencitë turistike vendore kanë nxitur produkte turistike për Festën e Pranverës të Kinës.

foto/VCG

foto/VCG

“Miqësia do t’i bëjë natyrshëm turistët kinezë të ndihen ngrohtë, të lumtur e si në shtëpi, dhe do të bëhet një nga faktorët e rëndësishëm që ata të zgjedhin destinacionet e udhëtimit jashtë vendit. Kina gjithashtu do të ofrojë më shumë lehtësi për turistët të udhëtojnë këto vende, dhe do të shtojë fluturimet e drejtpërdrejta vajtje-ardhje me këto vende. Ne i paralajmërojmë turistët kinezë të menaxhojnë mirë shëndetin e tyre, për të siguruar një udhëtim të shëndetshëm dhe të sigurt. Pala kineze do të përmirësojë vazhdimisht masat përkatëse sipas gjendjes së epidemisë, dhe do të garantojë sigurinë dhe kontaktet e rregullta të personelit kinez dhe të huaj, duke dhënë kontribut në solidaritetin ndërkombëtar kundër epidemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë botërore,” shtoi Wang Wenbin.   (Fang Xiaoyu/Artan)