IAEA do të dërgojë misione monitorimi në centralet bërthamore të Ukrainës
2023-01-12 18:29:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të dërgojë misione monitorimi në termocentralet bërthamore në Ukrainë, njoftoi të martën agjencia e lajmeve “Ukrinform”, e drejtuar nga qeveria ukrainase, duke cituar një zyrtar të lartë.

“Në të ardhmen e afërt, këto misione do të vendosen në të gjitha termocentralet”, u citua Oleg Korikov, ushtrues detyre i kryetarit të Inspektoratit Shtetëror të Rregullatorit Bërthamor të Ukrainës.

Qëllimi kryesor i misioneve është monitorimi i gjendjes së sigurisë bërthamore dhe rrezatimit në objektet bërthamore në mes të konfliktit Rusi-Ukrainë, citon “Xinhua”.

Në veçanti, stafi i IAEA-s do të shqyrtojë ndikimin e sulmeve raketore kundër Ukrainës në centralet bërthamore, vuri në dukje ai.

Aktualisht, ka pesë termocentrale bërthamore në Ukrainë dhe katër prej tyre janë në funksion. Termocentrali bërthamor i Çernobilit, i cili dëshmoi një fatkeqësi bërthamore më 26 prill 1988, u mbyll plotësisht më 15 dhjetor 2000.

Në gusht 2022, IAEA dërgoi misionin e saj të monitorimit në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën Jugore, i cili kontrollohet nga forcat ruse që nga marsi. (Elona)