CMG: ShBA-ja, pengesa nr. 1 e përballimit të përbashkët global të COVID-19
2023-01-11 18:16:19

foto nga VCG

Gjatë tre vjetëve të kaluar, ShBA-ja sigurisht ka qenë vendi më i dështuar në botë në përballimin e COVID-19, por ajo është orvatur ta fshehë këtë duke u hequr si drejtuese dhe përkrahëse e përballimit global të epidemisë.

Megjithatë, përpjekjet e saj për ta zbukuruar gjendjen zhvlerësohen nga faktet, komenton Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një artikull të tij.

Për shembull, lidhur me vaksinat, pala amerikane pretendon se “është vendi nr. 1 për dhurimin e vaksinave kundër COVID-19”, por sipas hetimit të Fondacionit “Kaiser Family”, një organizatë amerikane për studimet lidhur me shëndetin, deri më 5 janar ShBA-ja kishte dhuruar 665.1 milionë doza vaksinash, pak më shumë se gjysma e premtimit të saj që para vitit 2023 do t’i dhuronte mbarë botës të paktën 1.1 miliard doza.

Sipas të dhënave të Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve (CDC) të ShBA-së, gjatë periudhës nga marsi deri në shtator 2021, ShBA-ja shpërdoroi të paktën 15.1 milionë doza vaksinash kundër COVID-19, duke rezervuar vaksina derisa u kaloi afati i përdorimit dhe duke mos ua dhënë vendeve që kishin vërtet nevojë për to. Gjithashtu, ShBA-ja i dërgoi Afrikës vaksina që ishin në prag të kalimit të afatit të përdorimit, për të plotësuar premtimet e saj për të ashtuquajturin dhurim i vaksinave. Një veprim i tillë u dënua nga vendet afrikane si “i turpshëm”.

foto nga VCG

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, në krye të një delegacioni, vizitoi prodhuesin farmaceutik ASPEN më 29 mars 2021, duke shprehur se vendi i tij nuk do të shpërndarë e përdorë asnjë vaksinë problematike nga një prodhuesi amerikan/ foto nga VCG

ShBA-ja ka penguar edhe rendin ndërkombëtar të përballimit të COVID-19. Në korrik 2020, administrata e presidentit të atëhershëm, Donald Trumpit, shpalli tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), gjë që dobësoi frontin e përballimit ndërkombëtar të epidemisë. Ndërsa në janar 2020, administrata e presidentit Biden shpalli rianëtarësimin në këtë organizatë, vetëm për të bashkuar aleatët e saj dhe këtë organizatë ndërkombëtare në kundërvënien ndaj Kinës. Farsa e “gjurmimit politik” të burimit të COVID-19 ka dëmtuar rëndë forcën e bashkëpunimit global kundër epidemisë, komentoi CMG-ja.

Gjatë tre vjetëve të fundit, në ShBA janë përhapur pothuajse të gjitha variantet e COVID-19, por qeveria amerikane ka qëndruar pasive në përballimin e epidemisë dhe e ka lënë virusin të përhapet kudo në botë, gjë që përbën rrezik të madh për shëndetin dhe jetën e popujve në mbarë botën. Sipas të dhënave statistikore, nga prilli 2020 deri në mars 2021, gjithsej 231 milionë e 950 mijë udhëtime u realizuan nga amerikanët me destinacione në mbarë botën, vihet në dukje në artikullin e CMG-së.

Ndërkohë, qeveria federale amerikane ushtroi presion ndaj shteteve t’i ndryshonin të dhënat e epidemisë, të shkarkonin shkencëtarët që “nuk pranonin t’i ndryshonin të dhënat”, të zgjatnin kohën e daljes së rezultateve të testimeve, të pengonin gjurmimin ndërshtetëror të rasteve të COVID-19... Gjatë tre vjetëve, mostransparenca e palës amerikane lidhur me të dhënat e epidemisë ka pasur ndikim të rëndë negativ në procesin e përballimit global të pandemisë. Në mars 2020, drejtori i atëhershëm i CDC-së të ShBA-së Robert Redfield pohoi se një pjesë e vdekjeve në sezonin e gripit të filluar në shtator 2019, ishin nga fakt nga pneumonia e COVID-19, por numri i saktë i të prekurve nuk është publikuar nga ShBA-ja deri më sot.

Aktualisht, varianti i ri i COVID-19, “XBB.1.5” ka prekur mbi 40 për qind të amerikanëve dhe është bërë varianti me rritjen më të vrullshme në këtë vend.

foto nga VCG

Ndërkohë, gjatë tre vjetëve të kaluar, Kina ka mbrojtur me efikasitet jo vetëm jetën dhe shëndetin e mbi 1.4 miliardë banorëve të vet, por edhe ka zhvilluar bashkëpunim të përgjegjshëm me bashkësinë ndërkombëtare për përballimin e COVID-19, vë në dukje CMG-ja në komentin e saj.

Gjatë tre vjetëve të fundit, pala kineze ka zhvilluar mbi 60 shkëmbime teknike me OBSh-në, katër prej të cilave vetëm brenda muajit të fundit. Pala kineze ka vazhduar ndarjen e të dhënave të gjenomit të virusit nga rastet e reja, ndërmjet Bankës Globale të të Dhënave të Përbashkëta mbi Gripin. Deri tani, Kina u ka ofruar 2.2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 mbi 120 vendeve e organizatave ndërkombëtare, theksohet në komentin e CMG-së.

 Alexander Figueiredo, drejtori i Institutit Global Jugor të Brazilit, vlerësoi se Kina është shtylla e veprimit të përbashkët global kundër COVID-19.