Situata pandemike aktuale globale dhe modeli i Kinës në përballimin e saj
2023-01-11 18:10:46

Në një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës epidemiologu i njohur, zëvendësdrejtor i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku na informon për situatën aktuale të epidemisë.

CMG:  Si paraqitet gjendja e epidemisë Covid 19 në nivel global aktualisht?

Dr.Dritan Ulqinaku (Foto Sot)

Dr.Dritan Ulqinaku (Foto Sot)

Dr. Dritan Ulqinaku: Është një pyetje që përmban shumë përgjigje brenda sepse pjesa e Evropës  paraqet një situatë relativisht të qetë mund të themi, që ka një rritje në pjesën Aziatike, Japoni, Kore dhe Kinë. Ndërsa pjesa tjetër pa diskutim ka një rritje të numrit të rasteve, por jo në shifra të tjera agravuese siç është sëmundshmëria, hospitaliteti ose vdekshmëria, të cilat qëndrojnë në shifra të ulëta. Kjo është pak a shumë situata në botë.

CMG:  Kina, vendi që u godit i pari nga Covid 19 ka luftuar 3 vjet këtë epidemi. Ajo zbatoi politikën zero dinamike me kufizime shumë të rrepta. Si e vlerësoni këtë model të luftës kundër Covid?

Dr. Dritan Ulqinaku: Është një përvojë e jashtëzakonshme. Unë si epidemiolog e shikoj me shumë kërshëri dhe mund të them që vetëm një vend i madh dhe i fuqishëm si Kina mund të realizonte një politikë të tillë. Pa diskutim është masa më e mirë duke patur parasysh që në fillimet e veta Covidi kishte një vdekshmëri shumë të lartë dhe them se ka qenë ndër shtetet më efikase nga të gjithë pjesa tjetër deri më tani. 

Kina lufta kundër Covid 19 (Foto CMG)

Kina lufta kundër Covid 19 (Foto CMG)

CMG:  Nga 8 janari në Kinë janë lehtësuar kufizimet anticovid. Mund të shkojnë në Kinë udhëtarë nga vende të ndryshme të botës dhe kinezët mund të udhëtojnë jashtë vendit. Mendoni se këto lehtësime do të sjellin fundin e epidemisë?

Dr. Dritan Ulqinaku: Jo, këto lehtësime tregojnë se epidemia ka një zbutje sepse unë gjithmonë mendoj se një vend si Kina nuk do të merrte këto masa në momentin që nuk do kishte një siguri në lidhje me ecurinë e Covidit. Vetë ndryshimi i varianteve të dala pas variantit të parë të Covidit, bën që transmetueshmëria të jetë më e madhe dhe vdekshmëria të jetë më e vogël, por edhe efikasiteti i vaksinave ka filluar duke rënë, pra për këtë arsye shpjegohet numri i lartë i rasteve deri tani, ku në disa vende niveli i vaksinimit është i lartë. Pra është një siguri që kam bindje që autoritetet kineze e kanë vlerësuar që tashmë nuk ekziston më risku i një kolapsi të sistemit shëndetësor, pra gjithë puna e pandemisë duke filluar nga Shqipëria është që ne mos të kemi një kolaps shëndetësor, por jeta e përditshme të vijoj normalisht. Në momentin që jeta e përditshme vazhdon normalisht pa diskutim që kostoja për të vazhduar për të ndërmarrë politikën zero raste është e jashtëzakonshme, prandaj është parë në këndvështrim në ndryshimin e politikës së Kinës përsa i përket Covidit dhe them që është bërë në kohën e duhur, gjithmonë duke patur potencialin e Kinës e cila e mbajti këtë politikë për një kohë të gjatë.

Lehtësimi i masave anticovid në Kinë (Foto VCG)

Lehtësimi i masave anticovid në Kinë (Foto VCG)

Intervistoi Freskida Miloti