Kroacia mirëpret turistët kinezë
2023-01-11 16:12:19

Kroacia (Foto Xinhua)

Kroacia (Foto Xinhua)

Kroacia mirëpret turistët kinezë, numri i të cilëve para pandemisë arrinte në 300.000 çdo vit. Kristjan Staniçiç, drejtor i Bordit Kombëtar Turistik kroat, tha për “Xinhua” se numri i turistëve të ardhur nga Kina ishte i kushtëzuar nga numri i fluturimeve për në Evropë, duke përfshirë edhe Kroacinë, dhe deri tani nuk ka fluturime direkte ndërmjet Kroacisë dhe Kinës.

“Ne shpresojmë që fluturimet normale midis Kinës dhe Evropës do të rifillojnë së shpejti në mënyrë që të ketë një numër të madh të mbërritjeve kineze në Evropë, duke përfshirë Kroacinë”,- tha Staniçiç, duke vënë në dukje optimizimin e fundit të Kinës për reagimin e saj ndaj Covid-19.

Për më tepër, zyra e Bordit Turistik Kroat në Shangai, e nisur katër vjet më parë, kishte punuar intensivisht në promovimin e turizmit kroat, duke përfshirë organizimin e punëtorive në internet dhe panaireve digjitale, tha Staniçiç, duke shtuar se duke filluar nga viti 2023, do të mbahen aktivitete për të promovuar turizmin kroat.

Bordi Turistik Kroat e ka konsideruar gjithmonë Kinën si fokusin e saj kryesor të zhvillimit të turizmit, tha Staniçiç, duke shprehur besimin se numri i turistëve kinezë që vizitojnë Kroacinë mund të arrijë në nivelet para pandemisë brenda një ose dy vitesh. (Elona)