Kina dhe Etiopia do të forcojnë bashkëpunimin
2023-01-11 19:48:42

Kina dhe Etiopia duhet të forcojnë sinergjinë e strategjive të zhvillimit dhe të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, për të krijuar pika të reja rritjeje dhe për të sjellë më shumë përfitime për dy popujt, tha të martën ministri i Jashtëm kinez Qin Gang.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë takimit me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Etiopisë Demeke Mekonnen në kryeqytetin e këtij vendi Adis-Abeba, kryediplomati kinez theksoi gjithashtu se janë baza e shëndoshë politike dhe themelet e thella të opinionit publik që kanë përshpejtuar zhvillimin e bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve në fusha të ndryshme.

Sipas tij, Kina ka ruajtur për shumë vjet pozicionin e saj si burimi më i madh i investimeve të huaja të drejtpërdrejta të Etiopisë dhe partnerja më e madh tregtare.

Një numër i madh i projekteve kyçe të bashkëpunimit, si hekurudha Adis-Abeba - Xhibuti, Tranziti i Tramvajit të Adis-Abebës, zhvillimi i gjelbër i brigjeve lumore dhe Shkolla e Udhëheqjes “Mwalimu Julius Nyerere” janë përuruar ose promovuar me sukses, tha Qin.

Të dyja palët duhet të shfrytëzojnë mundësinë e zbatimit të rezultateve të nëntë programeve të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë dhe të ndërtimit të përbashkët të “Një brez, një rrugë”, për të krijuar më shumë pika të reja rritjeje dhe për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang takohet me zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm etiopian Demeke Mekonnen në Adis-Abeba, Etiopi, 10 janar 2023.(Foto:VCG)

Nga ana e tij, Demeke vuri në dukje se vizita e kreut të diplomacisë kineze në Etiopi në fillim të Vitit të Ri ka një rëndësi të madhe për marrëdhëniet Kinë-Etiopi dhe Kinë-Afrikë.

Kina ka ofruar ndihmë të rëndësishme për Etiopinë për të kapërcyer sfidat dhe për të realizuar zhvillimin ekonomiko-shoqëror, tha Demeke, duke shtuar se Kina ndjek parimet, flet për drejtësinë në botë dhe mbështet fuqishëm Etiopinë në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar dhe tërësisë territoriale.

Foto:VCG

Tranziti i Tramvajit të Adis-Abebës(Foto:VCG)

Etiopia është e gatshme të punojë me Kinën për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë të gjithanshme dhe për të zgjeruar bashkëpunimin konkret në fushat e ekonomisë digjitale, bujqësisë dhe forcimit të kapaciteteve.