ERE nis procedurën për licencimin e dy centraleve fotovoltaike në Fier
2023-01-11 15:26:48

Impiante fotovoltaike (Foto ATSH)

Impiante fotovoltaike (Foto ATSH)

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë njoftoi të martën nisjen e procedurës për licencimin e dy shoqërive “Sunpower 2017” dhe “Sun Avenue”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar me nga 2 MW, në Povelçë, në bashkinë Fier.

Edhe kompani të tjera kanë kërkuar të hyjnë në treg për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, pasi Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një vend atraktiv për ndërtimin e impianteve fotovoltaike për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, bën të ditur “ATSH”.

Pas ndërtimit të parkut fotovoltaik në digën e Vaut të Dejës, zëvendëskryeministrja njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë të ditur së fundmi se këtë vit do të nisë ndërtimi edhe për parkun fotovoltaik në digën e Zadejës. (Elona)