Masa të mëtejshme për të nxitur rritje më të madhe dhe hapje
2023-01-10 12:47:44

Përpjekjet e Kinës për të ndërtuar një sistem institucional të favorshëm për hapjen e nivelit të lartë do të inkurajojnë kompanitë shumëkombëshe të eksportojnë më shumë produkte të prodhuara nga fabrikat e tyre në vend, thanë vëzhguesit e tregut dhe drejtuesit e biznesit. Sipas ekspertëve, këto politika do të motivojnë më tej kompanitë e huaja për të rritur investimet në Kinë dhe për ta konsideruar vendin si një nga bazat e tyre prodhuese globale ose rajonale për eksporte.

Qyteti Shenzhen(Foto:VCG)

Qyteti Shenzhen(Foto:VCG)

Përpjekjet e Kinës për të ndërtuar një sistem institucional të favorshëm për hapjen e nivelit të lartë do të inkurajojnë kompanitë shumëkombëshe të eksportojnë më shumë produkte të prodhuara nga fabrikat e tyre në vend, thanë vëzhguesit e tregut dhe drejtuesit e biznesit, pas masave të rritjes të përshkruara nga politikëbërësit kryesorë gjatë Konferencës Qendrore të Punës Ekonomike, e cila përfundoi më 16 dhjetor në Pekin.

Sipas ekspertëve, vendi do të bëjë përpjekje më të mëdha për të tërhequr dhe përdorur kapitalin e huaj, për të zgjeruar aksesin në treg, për të promovuar hapjen e mëtejshme të industrive moderne të shërbimit dhe për t'u dhënë ndërmarrjeve të financuara nga jashtë trajtim kombëtar.

Mes rënies ekonomike globale dhe pasigurive gjeopolitike, këto politika do të motivojnë më tej kompanitë e huaja për të rritur investimet në Kinë dhe për ta konsideruar vendin si një nga bazat e tyre prodhuese globale ose rajonale për eksporte, tha Nie Pingxiang, studiues në Akademinë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik, me qendër në Pekin.

Foto:VCG

Foto:VCG

Pikëpamje të ngjashme u ndanë nga Denis Depoux, drejtor menaxhues global i “Roland Berger” me seli në Gjermani. “Zinxhirët e furnizimit të Kinës janë përmirësuar pasi kompanitë vendase dhe të huaja investuan shumë për të modernizuar sistemet e tyre të prodhimit në vitin 2021, kur pjesa më e madhe e sektorit të prodhimit global u godit keq nga ndërprerjet prej Covid-19. Rritja e vazhdueshme e eksporteve të Kinës, edhe në vitin 2022, tregon elasticitetin dhe konkurrencën e zinxhirëve të furnizimit dhe industrisë së vendit”, tha ai.

Vlera e tregtisë së jashtme të Kinës u rrit 8.6 për qind në bazë vjetore në 38.34 trilionë juanë (5.57 trilion dollarë) gjatë periudhës janar-nëntor 2022, ndërsa kompanitë e financuara nga jashtë në vend panë rritjen e vlerës së tyre të eksportit me 2.4 për qind në baza vjetore në 6.87 trilion juanë gjatë së njëjtës periudhë, njoftoi Administrata e Përgjithshme e Doganave.

“Amcor Plc”, një ofrues i zgjidhjeve të paketimit me seli në Zyrih, Zvicër, hapi një fabrikë të re në Huizhou, në provincën Guangdong, në mes të dhjetorit, me një investim prej afro 100 milionë dollarë. Fabrika është më e madhja e paketimit fleksibël për sa i përket kapacitetit prodhues në Kinë, sipas “Amcor”.

“Ky investim është një testament për angazhimin tonë për t'u rritur me klientët tanë në Kinë dhe në të gjithë rajonin e Azi-Paqësorit”,- tha She Xin, nënkryetare dhe menaxhere e përgjithshme e “Amcor China”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Lyman Tu, nënkryetar për Kinën dhe Azinë Juglindore në “Wilo SE”, një ofrues gjerman i sistemeve të pompave, deklaroi se kompania do të shtojë investimet në Kinë dhe do të vërë në punë një fabrikë të re në Changzhou, në provincën Jiangsu, në fillim të vitit, pasi pa të ardhurat e saj nga shitjet të rriten me mbi 20 për qind në baza vjetore në 2021.

“Së bashku me bazat e tjera prodhuese në Kinë, produktet e fabrikës së re jo vetëm që do të furnizojnë tregun kinez, por gjithashtu do të eksportohen në tregje të tjera në zhvillim”,- tha ai, duke shtuar se perspektivat e gjera të tregut të Kinës, zinxhiri i integruar i furnizimit dhe përmirësimi i mjedisit të tregut janë stimujt që “Wilo” të zgjerojë praninë e saj. Kina ka të ngjarë të bëhet tregu më i madh i grupit në vitin 2023.

Lu Chengyun, studiues në Institutin e Kërkimeve të Transportit nën Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, tha se industria e logjistikës e Kinës, e përforcuar nga faktorë të tillë si një infrastrukturë transporti e zhvilluar mirë, shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë dhe pjesëmarrja aktive e lojtarëve globalë, ka lehtësuar shumë kompanitë globale për të kryer biznes eksporti në Kinë dhe ka rritur konsumin e brendshëm.

Mbështetur nga politika të reja hapjeje, iniciativa tregtare shumëpalëshe dhe platforma biznesi të standardeve të larta, të tilla si marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal dhe Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës vjetore, përdorimi aktual i investimeve të huaja direkte në Kinë u zgjerua me 9.9 për qind në baza vjetore në 1.16 trilionë juanë gjatë periudhës janar-nëntor 2022, treguan të dhënat nga Ministria e Tregtisë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Zhang Yongjun, studiues në Qendrën Kineze për Shkëmbimet Ekonomike Ndërkombëtare me bazë në Pekin, tha se Kina do të mbetet një treg tërheqës, një grup industrial superior dhe një qendër gjithnjë e më efikase inovacioni për shumicën e kompanive shumëkombëshe.

“Tregu kinez demonstron gjithnjë e më shumë veçoritë e tij në modelet e konsumit, teknologjinë vendase dhe evolucionin e modelit të biznesit, i cili është i ndryshëm nga tregjet e tjera, duke kërkuar lokalizimin e modelit të biznesit”,- tha ai, duke vënë në dukje se angazhimi dhe modelet e biznesit të kompanive shumëkombëshe duhet të evoluojnë në përputhje me rrethanat për të marrë pjesë më mirë në rritjen e ardhshme të Kinës.

Duke i bërë jehonë këtij mendimi, Edward Hu, drejtor menaxhues në Kinë për kompaninë zvicerane “International Workplace Group”, firma më e madhe në botë e zyrave të shërbimit sipas të ardhurave nga shitjet, tha se kompania është optimiste për rritjen e saj në Kinë në vitin 2023.

Meqenëse më shumë kompani vendase dhe të huaja kanë adoptuar hapësira fleksibël pune si një pjesë e rëndësishme e strategjisë së tyre të pasurive të paluajtshme korporative në Kinë gjatë tre viteve të fundit, “IWG” synon të përshpejtojë ritmin e hapjes së objekteve të reja të shërbimit në vend gjatë vitit 2023, për të përmbushur kërkesën e lartë të tregut.