Zgjidhjet teknologjike i japin jetë bujqësisë pranë Detit të Vdekur
2023-01-10 12:56:36

Toka përreth Detit të Vdekur është një mjedis i ashpër për kulturat bujqësore. Megjithatë, jo shumë larg majës më jugore të Detit të Vdekur, një shumëllojshmëri e gjerë perimesh lulëzojnë në kundërshtim me këto kushte të pafavorshme. Në një fermë eksperimentale specialistët kryejnë rregullisht kërkime inovative bujqësore. Perimet e ndryshme janë plot vitalitet, duke treguar se ato mund të mbillen edhe në tokat e thata dhe tokë me kripëzim të lartë.

Izrael(Foto:VCG)

Vreshtari në Izrael(Foto:VCG)

Shëtitja nëpër shkretëtirën Negev në Izraelin jugor është një përvojë më e këndshme nga sa mund të imagjinohet, me rrugët e dominuara nga rëra, barin e devesë, pemët e harlisura të hurmave dhe kajsive, kaktuset me fruta të gjalla që shpojnë tokën e thatë, duke i dhënë një qëndrueshmëri jetësore unike.

Shkretëtira rrethon pjesë të brigjeve të Detit të Vdekur, lartësia më e ulët e tokës. Ujërat e liqenit shumë të kripur janë rreth 10 herë më të kripura se ato të oqeanit normal, duke e bërë atë një mjedis të ashpër për të gjithë jetën dhe aktivitetet bujqësore.

Megjithatë, jo shumë larg majës më jugore të Detit të Vdekur, një shumëllojshmëri e gjerë perimesh që konsumohen çdo ditë lulëzojnë në kundërshtim me këto kushte të pafavorshme.

Në serat e një ferme eksperimentale të quajtur “Vidor Center”, ku shkencëtarët kryejnë rregullisht kërkime inovative bujqësore, specat me ngjyra të ndezura, shalqinjtë, manaferrat, qepët, patëllxhanët dhe domatet janë të gjitha plot vitalitet, duke treguar se si mund të mbillen perimet në tokat e thata dhe tokë me kripëzim të lartë.

Toka që ushqen perimet, e cila është rreth 50 deri në 60 cm e thellë, u transportua nga diku tjetër. Me ujitje me pika dhe fertilizim, duke aplikuar plehra ose lëndëve ushqyese në një sistem bujqësor përmes rrjetit të ujitjes, është maksimizuar rendimenti, tha Naftali Lazarovich, profesor në Universitetin Ben-Gurion të Negevit të Izraelit i specializuar në bujqësinë e tokës së thatë.

Vreshtari në Izrael(Foto:VCG)

Vreshtari në Izrael(Foto:VCG)

Sipas raporteve të mediave izraelite, ujitja me pika ushqen 75 për qind të të korrave në vend, ndërsa vetëm 5 për qind e fermave në mbarë botën e përdorin këtë metodë për shkak të pengesave teknologjike dhe financiare.

“Për të kursyer ujin dhe për të arritur menaxhimin preciz digjital të bujqësisë, një numër i madh sensorësh aplikohen në tokë, me të gjitha të dhënat që ngarkohen pa pushim në “cloud””,- u tha Lazarovich një grupi ekspertësh ndërkombëtarë të bujqësisë brenda një sere me speca jeshilë të pjekur.

“Në varësi të klimës ndryshon edhe vaditja dhe kjo është një nga sfidat këtu. Ne përdorim sensorë në tokë për të vlerësuar përmbajtjen e ujit në vende të ndryshme, duke na ndihmuar të planifikojmë ujitjen me zgjuarsi”,- tha ai.

Nëpërmjet kontrollit të largët në aplikacionet e telefonave celularë dhe kompjuterët, fermerët mund të monitorojnë gjithmonë ecurinë e të korrave dhe të bëjnë rregullime në kohë, shtoi Lazarovich.

Ekspertë nga pjesë të ndryshme të botës morën pjesë në një konferencë me temë “Tokat e thata, shkretëtirat dhe shkretëtirëzimi”, të zhvilluar nga Universiteti Ben-Gurion i Negevit.

Izrael(Foto:VCG)

Izrael(Foto:VCG)

Mjedisi unik dhe sistemi ekologjik rreth Detit të Vdekur ofrojnë mostra të pasura për kërkime bujqësore dhe tërheqin specialistë nga e gjithë bota për të shkëmbyer përvoja dhe për të gjetur zgjidhje për optimizimin e prodhimit bujqësor.

Krahasuar me perimet shumëngjyrëshe dhe të shijshme që shihen rrallë, palmat e hurmave, varieteti tipik rezistent ndaj nxehtësisë në tokat e thata, janë më të dukshme pranë Detit të Vdekur. Çuditërisht, studiuesit kanë zbuluar se hurmat e rritura në këtë zonë mund të jenë edhe më të ëmbla, më të lëngshme dhe më aromatike se ato në tokat normale të thata, tha Oded Friedman, ekspert izraelit i mbjelljes së palmave.

Metodat e teknologjisë së lartë bëjnë ende ndryshimin. Duke parë nga afër palmat e hurmave vihet re se shumë prej tyre janë të ngulitura me tuba paralel me tokën sikur po marrin trajtim akupunkture.

Sipas Friedman, ato janë mikro sensorë që përdoren për monitorim të saktë, secila përmban dy sonda, njëra për ngrohje dhe tjetra për matjen e ndryshimit të temperaturës.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Toka e kripur kërkon rreth dyfishin e sasisë normale për ujitjen e palmave të hurmave dhe aplikimi i azotit në plehra është rreth 50 për qind më pak efikas. Megjithatë, ne synojmë dhe punojmë gjithnjë për t'i përmirësuar rezultatet”,- tha Friedman.