Kompanitë kineze të energjisë së pastër në qendër të vëmendjes në CES 2023
2023-01-10 14:49:22

Kompanitë kineze të energjisë së pastër morën qendrën e vëmendjes në Panairin e Konsumatorëve Elektronikë 2023 (CES) të zhvilluar në Las Vegas, me produktet e tyre inovative dhe zgjidhjet e energjisë së gjelbër. Kompanitë kineze të energjisë së pastër tërhoqën shumë vëmendje dhe interesa nga vizitorët, ekspozuesit dhe reporterët me gjeneratorët e tyre inovativë diellorë, pajisjet dhe zgjidhjet e energjisë së pastër.

Vizitorë shikojnë produktet e Jackery-it(Foto:Xinhua)

Vizitorë shikojnë produktet e Jackery-it(Foto:Xinhua)

Kompanitë kineze të energjisë së pastër morën qendrën e vëmendjes në Panairin e Konsumatorëve Elektronikë 2023 (CES) të zhvilluar në Las Vegas, me produktet e tyre inovative dhe zgjidhjet e energjisë së gjelbër.

Zgjidhjet e energjisë së pastër dhe ruajtjes së energjisë ishin në fokus të eventit. Kompanitë kineze të energjisë së pastër tërhoqën shumë vëmendje dhe interesa nga vizitorët, ekspozuesit dhe reporterët me gjeneratorët e tyre inovativë diellorë, pajisjet dhe zgjidhjet e energjisë së pastër.

“Jackery”, një pionier në industrinë e energjisë portative me fabrikat prodhuese në Shenzhen të Provincës Guangdong, zbuloi gjeneratorët inovativë portativë diellorë në CES 2023.

Gjeneratori i tij Solar 3000 Pro, që prodhon një maksimum prej 8500 Wh në ditë, mund të sigurojë energji rezervë për pesë ditë në natyrë ose emergjenca në shtëpi.

“Jackery” fitoi gjithashtu katër Çmime Inovacioni CES 2023 për zgjidhjet inovative portative të energjisë së rinovueshme.

“Pandemia ka ndryshuar stilin e jetës së njerëzve. Shumë njerëz preferojnë aktivitetet në natyrë. Gjeneratorët portativë të energjisë diellore mund të ofrojnë energji për automjetet rekreative RV-të, pajisjet elektrike si mikrovalat, frigoriferët dhe pajisjet për barbekju ndërsa janë jashtë”,- deklaroi Jack Sun, themelues dhe kryetar i “Jackery”, gjatë një interviste për “Xinhua”.

Gjeneratorët e energjisë diellore të “Jackery” janë me emetime zero, janë të sigurt dhe rezistent ndaj goditjeve, tha ai. “Ne jemi të përkushtuar të rrisim inovacionin dhe efikasitetin e prodhimit të energjisë, si dhe të ofrojmë zgjidhje të avancuara të energjisë së gjelbër për konsumatorët globalë”,- theksoi Sun.

Kompani kineze TCL në CES2023(Foto:Xinhua)

Kompani kineze TCL në CES2023(Foto:Xinhua)

Ngrohja globale kërkon përpjekje urgjente për të promovuar energjinë e rinovueshme, e cila ofron mundësi të rëndësishme për industrinë e energjisë së pastër.

“EcoFlow”, një tjetër kompani kineze e energjisë portative dhe e energjisë së rinovueshme, debutoi në panair zgjidhjen e saj të energjisë rezervë për të gjithë shtëpinë dhe pajisjet e reja inteligjente, duke përfshirë kositëse robotike me energji diellore, kondicionerë portativë dhe frigoriferë.

“Rritja e faturave të energjisë dhe ngjarjet ekstreme të motit kanë krijuar një situatë gjithnjë e më të paqëndrueshme energjetike për shumë njerëz në mbarë botën. Pandemia gjithashtu krijoi një rritje të interesit për kampe dhe ngjarje të tjera në natyrë”,- tha Brian Essenmacher, kreu i zhvillimit të biznesit të “EcoFlow”.

“Ugreen”, një markë kineze e elektronikës së konsumit, prezantoi stacionet e saj portative të energjisë dhe produktet e karikimit. “Është hera e parë që marrim pjesë në CES. Shpresojmë të shfrytëzojmë mundësinë për të arritur te më shumë konsumatorë në tregjet jashtë vendit dhe t'u ofrojmë atyre zgjidhjet tona të avancuara të menaxhimit të energjisë”,- tha Beryl Liu, menaxher i marketingut në “Ugreen”.

Kompani kineze Hisense në CES2023(Foto:Xinhua)

Kompani kineze Hisense në CES2023(Foto:Xinhua)

CES 2023 tërhoqi më shumë se 3700 ekspozues nga mbi 170 vende dhe rajone. Qindra kompani kineze morën pjesë në këtë event, duke përfshirë marka të njohura si “TCL”, “Lenovo” dhe “Hisense”, si dhe startup-e.