Ministri i jashtëm kinez i çon mesazh urimi sekretarit të ri të përgjithshëm të ASEAN-it
2023-01-10 20:47:32

Foto: VCG

Ministri i Jashtëm i Kinës Qin Gang i dërgoi të hënën një mesazh z. Kim Hourn për ta uruar për emërimin si sekretar i përgjithshëm i ASEAN-it.

Në mesazhin e tij, Qin Gang tha se ASEAN-i është një organizatë e rëndësishme rajonale dhe ka qenë prej kohësh e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, për promovimin e rritjes ekonomike, përparimit shoqëror e zhvillimit kulturor, si edhe për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

Që nga vendosja e marrëdhënieve të dialogut ndërmjet Kinës dhe ASEAN-it në vitin 1991, pala kineze ka mbështetur fuqishëm ndërtimin e komunitetit të ASEAN-it dhe rolin qendror të ASEAN-it në bashkëpunimin rajonal, duke nxitur ngritjen e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe. “Shpresoj të krijoj marrëdhënie të mira pune me Sekretarin e Përgjithshëm Kim Hourn, duke u fokusuar në ndërtimin e ‘shtëpisë’ së paqes, qetësisë, lulëzimit, bukurisë e miqësisë, thellimin e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-ASEAN, ndërtimin e një bashkësie më të afërt fatesh të përbashkëta midis Kinës dhe ASEAN-it dhe promovimin e paqes, qëndrueshmërisë e lulëzimit  rajonal,” u shpreh Qin Gang. (Çang Çuo)