Mjekët: Klinikisht gripi këtë dimër cilësohet më rebel se Covid
2023-01-10 15:52:37

Foto: VCG

Foto: VCG

Java e parë e janarit shënoi rritje të vizitave ambulatore në të gjithë sistemin shëndetësor publik për shkak të vërshimit të infeksioneve respiratore dhe gripit.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se klinikisht gripi këtë dimër cilësohet më rebel se Covid, për shkak të temperaturës së lartë dhe të zgjatur në disa ditë, përcjell “RTSH”.

Mjekët apelojnë vaksinimin si ndaj gripit ashtu edhe ndaj Covid, sepse njerëzit janë ende në kohë për të dyja vaksinat.

Intensiteti i infeksioneve respiratore dhe gripit parashikohet të shkojë në rreth 18 mijë raportime në javë në fillim të muajit shkurt, muaj ky që tradicionalisht e fut Shqipërinë në hartën e vendeve me qarkullim të lartë të gripit. (Irma)