Suedia do t'i bashkohet Iniciativës Europiane të Mburojës së Qiellit
2023-01-10 15:26:52

Foto: VCG

Foto: VCG

Suedia do të jetë pjesë e Iniciativës Europiane të Mburojës së Qiellit (ESSI) dhe do të marrë pjesë në policimin ajror mbi Baltik, njoftoi kryeministri suedez Ulf Kristersson, citon “Xinhua”.

Vendi skandinav, i cili vitin e kaluar vendosi të bashkohet me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), është gjithashtu i përgatitur të marrë pjesë në policimin ajror mbi Detin e Zi dhe Islandën, citoi televizioni suedez “SVT” të thoshte kryeministri Kristersson në takim për politikën e mbrojtjes dhe sigurisë, në Salen.

E udhëhequr nga Gjermania, ESSI, e iniciuar në një takim të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në tetor 2022, synon të krijojë një sistem evuropian të mbrojtjes ajrore dhe raketore përmes blerjes së përbashkët të pajisjeve dhe raketave të mbrojtjes ajrore nga vendet europiane, si dhe të forcojë Hapësirën Ajrore të Integruar të NATO-s dhe mbrojtjen raketore, sipas NATO-s.

Suedia dhe Finlanda paraqitën njëkohësisht kërkesat e tyre zyrtare për t'u bashkuar me NATO-n në maj 2022. Por deri më tani, dy aleatë të NATO-s, Hungaria dhe Turqia, nuk i kanë ratifikuar ende protokollet e tyre të pranimit. (Irma)