Danimarka: Kufizimet ndaj udhëtarëve kinezë mbi COVID-19, të panevojshme
2023-01-10 15:11:59

Përkufizimet ndaj udhëtarëve kinezë që hyjnë në Danimarkë janë të panevojshme, tha të hënën Ministria daneze e Shëndetësisë.

Foto:VCG

Foto:VCG

"Nuk ka kërkesë detyruese për testimin përpara hyrjes në Danimarkë nga Kina," u shpreh ministria pas një vlerësimi të masave të mundshme të COVID-19.

Për të ndihmuar në parandalimin e infeksioneve, atyre që vijnë në Danimarkë me fluturime të drejtpërdrejta nga Kina u ofrohet testim i antigjenit falas.

Komisioni Danez i Epidemisë tha të hënën se tani nuk ka "asnjë rrezik serioz të përhapjes së COVID-19 nga Kina në Danimarkë apo të futjes së varianteve të reja të virusit, pasi ka imunitet të lartë të popullsisë në Danimarkë."

Një vlerësim i mëparshëm nga qendra kombëtare daneze për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive (SSI), arriti në të njëjtin përfundim.

Ministrja e Brendshme dhe e Shëndetësisë e Danimarkës Sophie Lohde pritet të mbajë një raport të përditësuar në një mbledhje me anëtarët e Komitetit Epidemik në parlament të martën.

"Qeveria do të ndjekë rekomandimet e SSI-së dhe të Komisionit Epidemik," theksoi Lohde.