Rama: Së shpejti 40 qendra shëndetësore nga veriu në jug në shërbim të qytetarëve
2023-01-10 15:31:05

Kryeministri Edi Rama deklaroi se vijonë pa u ndalur investimet në shëndetësi në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 qendra shëndetësore, të cilat do të jenë në shërbim të komunitetit nga veriu në jug të vendit.

Kryeministri Rama (Foto Rtsh)

Kryeministri Rama (Foto Rtsh)

Ai theksoi se ëderi më tani janë rindërtuar nga e para 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca në shërbim të qytetarëve, përcjell “RTSH”.

“Vijojmë pa u ndalur investimet në shëndetësi ku shumë shpejt do të jenë gati edhe 40 Qendra Shëndetësore në shërbim të komunitetit nga veriu në jug. Që prej fillimit të programit kombëtar të rehabilitimit të qendrave të kujdesit parësor, 340 qendra shëndetësore dhe ambulanca janë rindërtuar nga e para me standardet më të mira, në shërbim të 1.2 milionë qytetarëve”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”. (Irma)