“Manipulimi politik” i epidemisë është në kundërshtim me faktet shkencore
2023-01-10 19:10:47

Me optimizimin dhe rregullimin e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, politika e menaxhimit të hyrje-daljeve e Kinës është bërë më e lirshme dhe më e përshtatshme. Në kontrast të plotë, një pjesë e vogël vendesh perëndimore, që kritikuan masat e rrepta të kontrollit të Kinës në fillim, tashmë kanë vendosur kufizime diskriminuese ndaj hyrjes së udhëtarëve nga Kina, me pretekstin e "shqetësimit për shfaqjen e varianteve të reja në Kinë". Ky manipulim "politik" është kritikuar nga ekspertë ndërkombëtarë. OBSh-ja ka konfirmuar se nuk janë gjetur variante të reja ose ndryshime në shtamet kryesore epidemike në Kinë. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror kritikoi në një deklaratë disa vende për kufizimin ndaj udhëtarëve nga Kina, duke theksuar se qeveritë duhet të marrin vendime bazuar në fakte shkencore dhe jo në politikë.(Çang Çuo)