Monedha kineze forcohet me përmirësimin e perspektivës ekonomike
2023-01-10 20:41:05

Foto: VCG

Monedha kineze juan është rritur që nga fillimi i vitit 2023, ndërsa Kina lehtëson masat e kontrollit ndaj COVID-19 dhe rihap kufijtë. Kursi i këmbimit të monedhës kineze kundrejt dollarit amerikan arriti në 6.7611 me një të martën, një rritje me 654 pikë bazë, sipas Sistemit të Tregut të Këmbimit Valutor të Kinës.

Gjithashtu, kursi i këmbimit të juanit që tregtohet jashtë vendit ndaj “monedhës së gjelbër”, i cili pasqyron besimin e investitorëve ndërkombëtarë te monedha kineze, arriti në 6.77:1 gjatë tregtimit të pasdites.

Kjo shënon ditën e gjashtë radhazi të forcimit të juanit dhe herën e parë që kursi i këmbimit të tij shkon nën 6.8 me një dollar që nga gushti 2022.

Sipas Zhao Qingming-ut, nëndrejtor i Institutit Kërkimor të Investimeve të Këmbimit Valutor të Kinës, juani i fortë pasqyron optimizmin ndaj perspektivave ekonomike të Kinës për vitin 2023 dhe besimin e tregut në vend.

Wang Youxin, studiues i lartë në Bankën e Kinës, theksoi se sektorët me një përqindje të lartë të borxhit në dollarë, si kompanitë ajrore, pritet të kenë fitime të konsiderueshme nga këmbimi prej mëkëmbjes së fortë të juanit.

Ai shtoi se sektorët që janë shumë të varur nga lëndët e para të importuara në dollarë mund të kenë gjithashtu një ulje të kostove të importit. (Çang Çuo)