Rusia fajëson Ukrainën për shkeljen e armëpushimit
2023-01-09 16:40:26

Foto:Visual People

Rusia akuzon Ukrainën për shkeljen e armëpushimit 36 orësh. Ministria ruse e Mbrojtjes, në një raport të fundit njoftoi se në përputhje me udhëzimet e presidentit rus dhe ministrit të Mbrojtjes, nga mesdita e së premtes deri në mesnatën e së shtunës, u mbajt një regjim armëpushimi përgjatë gjithë linjës së kontaktit në Ukrainë, citon “Xinhua”.

Por sipas ministrisë, pavarësisht respektimit të armëpushimit nga trupat ruse, Ukraina vazhdoi bombardimet me artileri të zonave të populluara dhe pozicioneve ruse dhe forcat ruse u përgjigjën me zjarr. (Elona)