Foto: VCG
Festivali i katërt i Filmit për Vitin e Ri Kinez startoi me “The Bravest” në Qendrën Kombëtare për Kreativitetin, në Valeta të Maltës.
Publiku maltez do të ketë mundësinë të shikojë edhe katër filma të tjerë kinezë “The Climbers”, “Looking Up”, “The Wandering Earth” dhe “The Captain” gjatë festivalit të filmit, i cili do të zgjasë deri më 24 janar, shkruan “Xinhua”.
Krijimi i filmit kinez është bërë gjithnjë e më i sofistikuar vitet e fundit dhe temat e tij po bëhen gjithnjë e më të larmishme, tha Aida Daoud Bushra për “Xinhua” pasi pa filmin, duke shtuar se ajo e donte shumë kulturën kineze dhe shpresonte të shihte më shumë filma kinezë në të ardhmen.
Fiona Vella tha se ishte e kënaqur të shikonte filmat e bukur kinezë me rastin e Vitit të Ri Kinez. “Këta filma sollën përvojë interesante kulturore kineze për audiencën malteze, të cilët do të kenë mundësinë të shijojnë hijeshinë unike të kulturës dhe artit kinez”,- tha ajo.
Festivali i Filmit për Vitin e Ri Kinez është bërë një event jetik i markës për maltezët që të përjetojnë kulturën kineze, tha Yuan Yuan, drejtoreshë e Qendrës Kulturore të Kinës në Maltë, duke shtuar se ajo shpresonte që më shumë vendas të kuptojnë më tej zhvillimin kulturës dhe shoqërisë kineze përmes arteve pamore.
Viti i Ri Hënor Kinez për vitin 2023, ose Festivali i Pranverës, bie më 22 janar. (Elona)