Francë - Plan për të trajtuar krizën në sistemin e kujdesit shëndetësor
2023-01-09 14:30:11

Foto: VCG

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi masat e reja për t'i shpëtuar asaj që ai e quajti “kriza e pafund” në sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor të Francës.

Franca, si shumë nga fqinjët e saj europianë, po lufton me mungesën e stafit të kujdesit shëndetësor, veçanërisht në zonat rurale, me shumë spitale që mezi përballojnë numrin në rritje të pacientëve, shkruan “CGTN”.

Kushtet e tilla - pas pandemisë COVID-19 dhe rritjes së rasteve të bronkiolitit dhe gripit - kanë çuar në greva javët e fundit, me personelin mjekësor që kërkon kushte më të mira pune.

Macron tha se planet e tij do të përqendrohen në dy fusha kryesore: rraskapitja e stafit të kujdesit shëndetësor të mbingarkuar dhe shqetësimi i shumë prej qytetarëve për gjetjen e një mjeku të përgjithshëm.

Megjithatë, ai tha se betejat e sistemit shëndetësor të Francës ndoshta do të vështirësoheshin përpara se gjërat të përmirësoheshin, duke shtuar se nuk kishte asnjë shërim mrekullibërës për krizën.

“Ne po përballemi me një situatë që mund të përkeqësohet”,- tha Macron, duke theksuar nevojën afatgjatë për të trajnuar një gjeneratë të re të stafit mjekësor pasi një numër i madh punonjësish të kujdesit shëndetësor vazhdojnë të dalin në pension. (Elona)