Ministria: Një e katërta e popullsisë irakiane, nën kufirin e varfërisë në 2022-shin
2023-01-09 16:42:51

Foto: VCG

Ministria irakiane e Planifikimit njoftoi se shkalla e varfërisë në vend ishte 25 për qind në vitin 2022, citon “Xinhua” agjencinë zyrtare irakiane të lajmeve.

Zëdhënësi i ministrisë, Abdul-Zahara al-Hindawi, citoi disa arsye për shkallën e lartë të varfërisë, duke përfshirë pasojat e pandemisë së koronavirusit gjatë viteve 2020 dhe 2021 dhe krizën ekonomike që rezultoi nga rënia e çmimit të naftës.

Ai tha se qeveria mori disa masa për të mbështetur shtresat e varfra, të tilla si rritja e pagave të atyre që mbulohen nga kujdesi social dhe përmirësimi i sistemit të kartës së racionit që ofron ushqime bazë për familjet irakiane.

Situata e përgjithshme e sigurisë është përmirësuar relativisht në Irak që nga humbja e grupit të Shtetit Islamik në fund të vitit 2017. Por vendi ka ende mbeten sfida të rëndësishme, duke përfshirë paqëndrueshmërinë ekonomike, trazirat sociale të shkaktuara nga papunësia e lartë dhe standardet e ulëta të jetesës. (Elona)