Qytetet më të mëdha të Turqisë përballen me thatësirën mes reshjeve të pamjaftueshme
2023-01-08 16:12:37

Thatesira (Foto Tekdeeps)

Thatesira (Foto Tekdeeps)

Reshjet e pamjaftueshme kanë shkaktuar thatësirë të madhe në të gjithë Turqinë, veçanërisht në rajonet shumë të populluara perëndimore dhe veriperëndimore.

Gjatë periudhës 1 tetor 2022 - 3 janar 2023, pati rënie të reshjeve të shiut me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të mëparshme në të gjithë vendin, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Shtetëror Turk, citon “Xinhua”.

Me një rënie prej 51.8% të reshjeve krahasuar me normat sezonale, Stambolli, një qytet me mbi 16 milionë banorë, u godit më keq në mesin e qendrave kryesore urbane të Turqisë.

VCG

VCG

Bashkia e Stambollit raportoi se rezervuari i Digës Alibeykoy, një nga burimet kryesore të ujit të Stambollit, u prek rëndë, duke arritur vetëm 18.29% të kapacitetit të tij.

Ankaraja, kryeqyteti dhe qyteti i dytë më i madh, pati një rënie prej 36.4% të reshjeve dhe qyteti port i Izmirit në Egje pati një rënie prej 41.7%, treguan të dhënat nga shërbimi meteorologjik.

Sipas të dhënave, edhe rajoni i Detit të Zi në veri, tradicionalisht zona me reshjet më të larta, pati një rënie prej 17.6%.

Unioni i Dhomave Bujqësore në Turqi njoftoi se në 60 qytete nga 81 në total reshjet ishin të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat bujqësore. (Irma)