Duke filluar nga 8 janari Kina ka lehtësuar masat kundër pandemisë COVID-19 nga kategoria A në kategorinë B dhe nuk do të ushtrojë më kontrolle të rrepta apo karantinë ndaj personave dhe mallrave që hyjnë brenda vendit. Ndërkohë edhe qytetarët kinezë mund të rifillojnë turizmin ndërkombëtar në mënyrë të rregullt. Sipas të dhënave nga platformat e udhëtimit, më 8 janar numri i prenotimeve për bileta ndërkombëtare shënoi nivelin rekord që nga marsi i vitit 2020.
Për këtë ditë Kina ishte përgatitur prej tre vitesh. Pas një lufte të vështirë kundër epidemisë, Kina ka përshtatur politikat e saj në përputhje me gjendjen reale, e cila është e favorshme për parandalimin dhe kontrollin antiepidemik dhe zhvillim ekonomik shoqëror, duke lehtësuar shkëmbimet e personave brenda e jashtë Kinës. Agjencia Bloomberg komentoi se "nga qasja më e lehtë për hyrje-daljet në Kinë do të përfitojnë shumë vende në mbarë botën që mbështeten te turistët kinezë." Shumë institucione ekonomike me famë ndërkombëtare theksojnë se ekonomia e Kinës pritet të rimëkëmbet shpejt dhe ky është lajm i mirë për ekonominë botërore.
Megjithatë disa politikanë dhe media në ShBA, të cilat më parë bënin thirrje për “heqjen e masave antiepidemike të Kinës”, tani kanë nisur kritikat ndaj masave të reja të Kinës, duke thënë se ky vend nuk bën mjaft përgatitje. Madje kanë nisur edhe masat kufizuese ndaj turistëve kinezë. Ky është një standard i dyfishtë që zbulon psikologjinë e tyre të errët të zilisë për arritjet e Kinës në luftën kundër epidemisë.
Aktualisht në ShBA janë të përhapura një sërë virusesh, të cilët vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje të tjera për qytetarët amerikanë. Ata politikanë amerikanë në vend që të shikojnë dështimet e tyre, por hedhin baltë ndaj arritjeve dhe përpjekjeve të Kinës, me qëllim që të politizojnë pandeminë dhe zhvendosur problematikën. “Kjo është shfaqje e ulët dhe qëllim i poshtëtr!” - komenton CMG-ja.
“Pavarësisht çfarë po bëjnë disa persona në ShBA, Kina do të vazhdojë rrugën e saj, duke bërë mirë punët që ka përpara. Tetë janari është një fillim i ri për Kinën dhe njerëzimin dhe shumica e vendeve të botës po e mirëpresin vendimin e Kinës. Kurse ata politikanë amerikanë që nuk i kushtojnë vëmendje punëve të tyre antiepidemike, por mendojnë vetëm për “hedhje faji”, me siguri do të pësojnë humbje,” - shkruan CMG në komentin e saj.