Mongolia do të përjashtojë 34 vende nga kërkesat për viza për të promovuar turizmin
2023-01-08 16:40:27

VCG

VCG

Mongolia do të përjashtojë qytetarët e 34 vendeve nga kërkesat për viza deri në 30 ditë deri në fund të vitit 2025, si pjesë e përpjekjeve të saj për të promovuar sektorin e turizmit të goditur nga pandemia, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme, citon “Xinhua”.

Ndër to, 32 janë vende europiane si Austria, Belgjika, Hungaria, Franca dhe Danimarka, si dhe Australia dhe Zelanda e Re.

Deri tani, sipas ministrisë, numri i vendeve të udhëtimit pa viza në Mongoli ka arritur në 61.

Qeveria mongole ka vendosur gjithashtu të shpallë 2023 dhe 2024 si “Vite për të vizituar Mongolinë”.

VCG

VCG

Aktualisht, ekonomia e Mongolisë është kryesisht e varur nga sektori i saj i minierave të orientuar drejt eksportit. Zhvillimi i turizmit shihet si mënyra më e qëndrueshme për të diversifikuar ekonominë e saj.

Vendi aziatik i ka vendosur vetes një objektiv që të mirëpresë një milion turistë të huaj dhe të fitojë 1 miliard dollarë amerikanë nga turizmi në vitin 2024. (Irma)