2022-shi, viti më i nxehtë në historinë e Francës
2023-01-08 16:35:14

Franca (Foto Atsh)

Franca (Foto Atsh)

2022-shi është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Francën kontinentale, me 14.5 gradë celsius të temperaturës mesatare vjetore, konfirmoi “Meteo France, e cila e cilëson këtë rekord si një simptomë të ndryshimit të klimës.

“2022-shi renditet i pari që nga fillimi i leximeve në vitin 1900, shumë përpara vitit 2020 që mbante rekordin deri më tani, me 14.07°C”, specifikon “Meteo France”, cituar nga “AFP”, raporton “ATSH”.

VCG

VCG

“Viti 2022 ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm për sa i përket thatësirës”, bëri të ditur “Meteo France”, e cila regjistroi një deficit rekord reshjesh prej rreth 25% që nga fillimi i sondazheve në 1959.

Ky deficit, shifra e saktë e të cilit pritet të publikohet më vonë, është thuajse e lidhur me atë të matur në vitin 1989, specifikon instituti meteorologjik, i cili duhet të konfirmojë në fund të muajit se cili nga dy vitet është më i thati. (Irma)