Kryeministri: Kroacia do të luftojë rritjet e pajustifikuara të çmimeve pas futjes së euros
2023-01-08 16:10:17

Kroacia (Foto Xinhua)

Kroacia (Foto Xinhua)

Vala e rritjes së çmimeve në Kroaci pas adoptimit nga vendi të euros si monedhën e saj më 1 janar ishte plotësisht e pajustifikuar, deklaroi kryeministri Andrej Plenkoviç gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar.

“Çmimet duhet të rikthehen në nivelin që ishin përpara 1 janarit, çmimet e kunës (monedha e mëparshme e Kroacisë) thjesht duhet të konvertohen në çmime euro në një mënyrë të drejtë”,- deklaroi kryeministri kroat, citon “Xinhua”.

Ai bëri të ditur se shteti do të marrë masa kundër kujtdo që rrit çmimet në mënyrë të pajustifikueshme dhe premtoi ndërhyrje të fortë të qeverisë kundër atyre që e bënë këtë në procesin e konvertimit të euros.

VCG

VCG

Inspektorati Shtetëror dhe organet tatimore dhe doganore janë udhëzuar që të veprojnë sapo të shohin parregullsi, shtoi ai.

Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Davor Filipoviç, deklaroi se dikasteri që drejton do të rrisë aktivitetet e monitorimit dhe kontrollit të çmimeve dhe do të lançojë një platformë digjitale për monitorimin e çmimeve.

Që nga futja e euros, autoritetet në Kroaci kanë marrë ankesa të shumta nga qytetarët për çmime më të larta. (Irma)