Ukraina: Armëpushimi me Rusinë, i mundur vetëm pas tërheqjes së trupave
2023-01-08 16:16:27

Ukraina (Foto Indianexpress)

Ukraina (Foto Indianexpress)

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak deklaroi se Ukraina do të bjerë dakord për një armëpushim me Rusinë vetëm pasi trupat ruse të tërhiqen nga vendi.

“Federata Ruse duhet të largohet dhe vetëm atëherë do të ketë një armëpushim të përkohshëm”,- shkroi Podolyak në “Twitter”, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një armëpushim të përkohshëm me rastin e krishtlindjes ortodokse, njoftoi Kremlini.

Putin gjithashtu i bëri thirrje Ukrainës të shpallë një armëpushim bazuar në faktin se një numër i madh i qytetarëve ortodoksë jetojnë në zonat e konfliktit, thuhet në deklaratë. (Irma)