Filipinet presin thellim të bashkëpunimit turistik me Kinën, për vende pune dhe investime
2023-01-07 16:59:54

Filipinet (Foto Xinhua)

Filipinet (Foto Xinhua)

Filipinet presin që bashkëpunimi i thelluar i turizmit me Kinën do të gjenerojë mundësi masive punësimi dhe investime në sektorin e turizmit, deklaroi sekretarja e Turizmit, Christina Garcia Frasco, përcjell “Xinhua”.

Një marrëveshje qeveritare për promovimin e bashkëpunimit turistik mes dy vendeve u nënshkrua këtë javë në Pekin, gjatë një vizite treditore në Kinë nga presidenti i Filipineve, Ferdinand Romualdez Marcos.

Programi angazhon të dy vendet që të punojnë së bashku për rritjen e turistëve, rifillimin dhe shtimin e fluturimeve direkte në destinacionet kyçe dhe aktiviteteve të përbashkëta promovuese për investime turistike në infrastrukturë, ndër të tjera”,- tha Frasco.

“Jemi mirënjohës për angazhimin dhe interesin e Kinës. Epoka jonë e re e turizmit është fokusuar te ndërtimi i industrisë si një shtyllë ekonomike më e fortë, më e qëndrueshme dhe më elastike”,- tha sekretarja e Turizmit.

Operatorët turistikë vendas dhe agjencitë e udhëtimit inkurajohen gjithashtu të marrin pjesë në program duke reklamuar së bashku ofertat turistike të të dy vendeve.

Në vitin 2019, Filipinet regjistruan 8.26 milionë vizitorë ndërkombëtarë, me Kinën që renditet në tregun e dytë më të madh turistik me një total prej 1.74 milionë vizitorësh. (Irma)