Në 2023, Kina fokusohet tek rritja e qëndrueshme dhe zgjerimi i kërkesave të brendshme
2023-01-07 11:22:58

VCG

VCG

 

Në mbledhjen qendrore ekonomike që u zhvillua në fund të vitit 2022, është bërë planifikimi i punëve ekonomike të Kinës për vitin 2023. Në këtë mbledhje, është theksuar rëndësia e lartë për zhvillim ekonomik, duke u nënvizuar që “zhvillimi është prioriteti i parë”. Në mbledhje, është deklaruar që të shtohen mbështetjet politikash për stabilizimin e rritjes ekonomike dhe të vendosen në vendet e para zgjerimi i kërkesave të brendshme dhe nxitja e konsumit.

 

Në mbledhje qendrore ekonomike, është theksuar dhe është kërkuar qart se “këmbëngulja për zhvillim është detyra e parë e qeverisjes dhe zhvillimi duhet medoemos të jetë me cilësi të lartë”. Në lajmin zyrtar të publikuar pas mbledhjes, është nënvizuar për 9 herë zhvillimi me cilësi të lartë.

 

Herën e kaluar, kur u theksuar posaçërisht zhvillimi ishte në vitin 2015. Në atë kohë, ishte me synim që të shpejtohet zhvillimi ekonomik dhe të garantohet arritja e objektivit për shoqërinë e gjithanshme komode. Kurse këtë herë, theksimi “zhvillimi është prioriteti i parë” është me synim që të zbutet presioni ekonomik dhe të nxitet zhvillimi me cilësi të lartë.

 

Për shkak të pandemisë dhe luhatje në gjendjen ndërkombëtare, në 2022, ekonomia kineze ka patur një vit sfidues. Kështu që në mbledhjen e fundvitit për ekonomi kombëtare, është bërë plani i posaçëm, ku kërkohet që “të përmirësohet sistemi i zbatimit të vendimeve kryesore shtetërore” dhe të fokusohet tek efektet e politikave përkatëse.

 

VCG

VCG

Për të integruar masat anti-epidemike dhe zhvillim ekonomik shoqëror, fokusi i punëve të Kinës është kaluar nga “kontrolli anti-epidemik” në “zhvillim ekonomik” dhe tani kjo është bërë një prirje gjithnjë e më e qartë.

 

Për punët ekonomike në 2023, në këtë mbledhje është kërkuar që të përqendrohet tek stabilizimi i rritjes ekonomike. Është vënë në dukje që tani gjendja ekonomike përballon presione të mëdha dhe mjedisi i jashtëm është me luhatje shqetësuese, të cilat kanë sjellë ndikime më të thella për ekonominë kineze”. Kështu, është kërkuar që në 2023, të “stabilizohen rritja ekonomike, punësimi dhe çmimi i mallrave”.

 

Stabilizimi i punësimit është për të përballuar të diplomuarit të 2023-s (parashikohet të kalojë mbi 11.3 milionë njerëz) dhe të kthyerit pas studimit jashtë vendit. Por problemi i punësimit në fund është bazuar nga stabilizimi i rritjes ekonomike.

 

Lidhur me çmimin e mallrave, në 2023, parashikohet që treguesi i çmimit CPI do të shënojë rritje të butë dhe treguesi i prodhimit PPI do të ketë deflacion, prandaj presioni i inflacionit nuk do të jetë i madh.

 

VCG

VCG

Në fakt, stabilizimi i çmimit të mallrave është për të përballuar goditje të mundshme në prodhim dhe logjistikë pas lehtësimit të masave kontrolluese anti-epidemike. Synimi është që të zbuten në kohë dhe në mënyrë efektive ndikimet nga rritja strukturore e çmimit të mallrave ndaj disa qytetarë me vështirësi ekonomike”.

 

Në 10 vitet e fundit, shpenzimet e konsumit kanë mbajtur mbi 50% të GDP-së dhe në 2021, ky nivel ishte rreth 65%. Është e qartë që shtimi i konsumit luan rol shumë kyç për stabilzimin e rritjes ekonomike. Për këtë arsye, në këtë mbledhje është kërkuar që të shtohet konsumi dhe zgjerohet investimi dhe kyçi është konsumi, duke u theksuar që “të shtohet aftësia e konsumit, të përmirësohet kushteti i konsumit dhe të inovohet skena e konsumit. Ndërkohë, do të shtohen të ardhurat e banorëve urbanë e ruralë dhe të mbështetet konsumi në blerjen e banesave, makinave me energji të re dhe në shërbim për të moshuarit”.

 

Nga kërkesat e kësaj mbledhjeje qendrore të Kinës, mund të parashikohet që në 2023, do të ketë më shumë mbështetje fiskale qendrore në shtimin e konsumit, sepse në këtë mbledhje, nuk u përmend pakësimi i vështirësisë së ndërmarrjeve nëpërmjet pakësimit tatimor. Kjo është një sinjal që dhënia fiskale për stimulimin e konsumit do të jetë më e rëndësishme se marrja fiskale në anën tatimore. Dhe në 2023, do të fokusohet tek shtimi i konsumit, çka mund të nxitë ato ndërmarrje në gjendje të vështirë të zhvillohen më mirë. (Jiang Lei)