VCG
Më 5 janar, zëdhënësja e MPJ-së kineze Mao Ning u shpreh që qysh nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, Kina përgjithmonë me qëndrim të hapur dhe transparent ndan të dhënat përkatëse me komunitetin ndërkombëtar, ndau në kohën e parë renditjen gjenetike të koronavirusit novel dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm për prodhimin e vaksinave dhe ilaçeve të vendeve të ndryshme.
Mao prezantoi që Kina me afat të gjatë mban bashkëpunim të ngushtë me OBSH dhe me selinë e OBSH-së, departamentin e Azisë Paqësorit Perëndimor dhe zyrën e saj në Kinë, ka mbajtur komunikime të ngushta dhe të rregullta. Sipas të dhënave përkatëse, qysh nga njoftimi i parë për pandeminë, të dyja palët kanë bërë së paku 60 herë shkëmbime teknike në çështjet përkatëse anti-epidemike. Krahas kësaj, kohët e fundit, Kina ka ndarë rastet e infektimit dhe renditjen gjenetike të virusit nëpërmjet databazës GISAID.
VCG
Mao vuri në dukje që OBSH-ja është shprehur shumë herë që Kina dhe OBSH-ja kanë bërë shkëmbime shumë të mira teknike dhe kanë patur efekte pozitive. Të dhënat nga pala kineze kanë ndihmuar shkencëtarët e palëve të njohin gjendjen e mutacionit të virusit dhe ka krijuar besim tek Kina në qarkun ndërkombëtar të shkencës.
“Tani, gjendja epidemike në Kinë është nën kontroll. Me përmirësimin e masave anti-epidemike, ne do të vazhdojmë shkëmbime teknike me OBSH. Shpresojmë që sekretariati i OBSH-së të mbajë qëndrim shkencor, objektiv dhe të drejtë dhe të luajë rolin pozitiv për përballimin global të kësaj pandemie,” thotë Mao Ning në një konferencë për shtyp në Pekin.(Jiang Lei)