Kina, përmirësim të ndjeshëm në teknologjinë e të dhënave të mëdha
2023-01-06 14:44:25

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Niveli i përgjithshëm i industrisë së teknologjisë së të dhënave të mëdha të Kinës është përmirësuar ndjeshëm, sipas një libri të bardhë nga Akademia Kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit.

Mjedisi i zhvillimit dhe kapaciteti i inovacionit i sektorit të të dhënave të mëdha të Kinës janë përmirësuar vazhdimisht, ndërsa perspektivat e tregut janë të mira, thuhet në librin e bardhë.

Dokumenti vë në dukje se në vitin 2021, numri i artikujve shkencorë të botuar në fushën e të dhënave të mëdha dhe numri i përgjithshëm i patentave të miratuara lidhur me të dhënat e mëdha në Kinë zinin përkatësisht 31 dhe mbi 50 për qind të mbarë botës, duke u renditur në vend të parë.

Në të njëjtin vit, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në tregun e të dhënave të mëdha në Kinë i kaloi 180 mijët dhe investimi në ndërmarrjet e të dhënave të mëdha arriti një rekord prej 80 miliardë juanësh (rreth 11.6 miliardë dollarë).

Libri i bardhë, i publikuar të mërkurën në Konferencën e 5-të të Menaxhimit të Pasurisë së të Dhënave, diskuton gjendjen e përgjithshme të zhvillimit të të dhënave të mëdha në Kinë.

Ai bën një përmbledhje të detajuar dhe analizë të gjendjes së tanishme, sfidave e prirjeve në ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave, menaxhimin, qarkullimin e aplikimin e të dhënave, si edhe sigurinë e tyre.