Qin Gang: Dera e marrëdhënieve Kinë-ShBA do të mbetet e hapur
2023-01-06 14:39:35

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Dera e marrëdhënieve kino-amerikane do të mbetet e hapur dhe nuk mund të mbyllet, tha Qin Gang, i cili u emërua si ministër i ri i Jashtëm i Kinës më 30 dhjetor.

"E ardhmja e të dy popujve tanë – në të vërtetë, e ardhmja e të gjithë planetit – varet nga marrëdhëniet e shëndetshme dhe të qëndrueshme Kinë-ShBA," shkroi ai në një artikull të botuar në “Washington Post” të mërkurën.

Kryediplomati i ri kinez theksoi në artikull se marrëdhëniet kino-amerikane nuk duhet të jenë një lojë ku fituesi i merr të gjitha, në të cilën "njëra palë mund tjetrën apo njëri vend lulëzon në dëm të tjetrit."

"Bota është mjaftueshëm e madhe që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të zhvillohen dhe të begatohen," shkroi Qin. Ai bërë thirrje për përpjekje për vënien në jetë të udhëzimit strategjik të presidentëve të të dy vendeve dhe për gjetjen e mënyrës së duhur për të pasur marrëdhënie të mira, në dobi të mirëqenies së mbarë botës.

Duke kujtuar përvojën e tij si ambasador i Kinës në Shtetet e Bashkuara, Qin tha se ajo do t’i japë një "forcë të pashtershme" si diplomat. Ai shkoi në ShBA si ambasador i Kinës në korrik 2021.

"Në të arshmen, zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-ShBA do të mbetet një mision i rëndësishëm për mua në detyrën time të re," shkroi Qin Gang në artikull.