Kinë: Udhëtimet për Festën e Pranverës pritet të rriten me 99.5 %
2023-01-06 20:16:24

Konferencë shtypi e Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit mbi fluksin e udhëtimeve për Festën e Pranverës, Pekin, 6 janar 2023. / CFP

foto/ CFP Konferencë shtypi e Zyrës së Informacionit të Këshillit të Shtetit mbi fluksin e udhëtimeve për Festën e Pranverës, Pekin, 6 janar 2023. 

Numri i përgjithshëm i udhëtimeve individuale në Kinë gjatë Festës së Pranverës të këtij viti parashikohet të rritet me 99.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në rreth 2.095 miliardë, bëri të ditur zëvendësministri i Transportit Xu Chengguang një konferencë shtypi të premten.

Sipas tij, fluksi i udhëtimeve për pushimet e Festës së Pranverës të këtij viti, që zgjat për 40 ditë, nga 7 janari deri më 15 shkurt, është më kompleksi dhe më i vështiri, me shumë pasiguri, për shkak të koronavirusit dhe numrit të madh të udhëtarëve.

foto/VCG

foto/VCG

Ai shtjelloi katër sfidat dhe rreziqet me të cilat ndeshet sektori i transportit. Së pari, ndërsa Kina optimizoi masat e kontrollit për COVID-19 dhe e uli nivelin e menaxhimit të virusit nga kategoria A në atë B, kërkesa e njerëzve për udhëtime ndërprovinciale, si vizita te familjarët dhe miqtë, kthimi në vendlindje për pushime dhe udhëtimet turistike do të shtohet, gjë që do ta vërë sektorin e transportit në ngarkesë të plotë.

Zv.ministri kinez i Transportit vlerësoi se numri i përgjithshëm i udhëtimeve individuale gjatë fluksit të udhëtimeve për Festën e Pranverës do të mëkëmbet në 70.3 për qind të nivelit në vitin 2019. Njerëzit që do të vizitojnë anëtarët e familjes dhe të afërmit, llogaritet se do të përbëjnë rreth 55 %, punëtorët nga fshati në qytet që kthehen në shtëpitë e tyre rreth 24 % dhe udhëtimet për punë e turizëm rreth 10 %, shtoi Xu.

Udhëtarë duke dalë nga një tren në stacionin hekurudhor të Nankinit, provinca Jiangsu e Kinës Lindore, 1 mars 2019. / CFP

foto/ CFPUdhëtarë duke dalë nga një tren në stacionin hekurudhor të Nankinit, provinca Jiangsu e Kinës Lindore, 1 mars 2019. 

Përballë sfidave dhe vështirësive, Këshilli i Shtetit ka bërë rregullime të qarta për punën e transportit, duke kërkuar nga të gjitha nivelet e agjencive të transportit të përgatiten për fluksin e ardhshëm të Festës së Pranverës me "standardet më të larta, kërkesat më të rrepta dhe masat më konkrete". Sipas Xu, të gjitha përgatitjet kanë përfunduar tashmë.  (Artan)