Forcohet besimi në rritjen ekonomike të Kinës
2023-01-06 18:59:07

Në fillim të vitit të ri, institucionet ndërkombëtare kanë ngritur parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Kinës. “Goldman Sachs” e çoi parashikimin e vet për rritjen ekonomike të Kinës në vitin 2023 nga 4.5 % në 5.2 %. “Morgan Stanley” parashikon se ekonomia kineze do të rritet me 5.4 % sivjet.

Të gjitha këto tregojnë që besimi i institucioneve ndërkombëtare te rritja ekonomike e Kinës është forcuar. Me optimizimin gradual të politikës së parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në Kinë, gjallëria ekonomike është shtuar ndjeshëm dhe tregtia e jashtme dhe konsumi i brendshëm janë rritur. Në Konferencën Qendrore të Punës Ekonomike të mbajtur në fund të vitit të kaluar u propozua që “stabiliteti duhet të ketë përparësi dhe duhet bërë përparim duke ruajtur stabilitetin”, duke theksuar rritjen e qëndrueshme, si edhe stabilizimin e punësimit dhe të çmimeve. Organet e pushtetit në të gjitha nivelet kanë ndërmarrë në mënyrë të njëpasnjëshme masa për të inkurajuar konsumin. Kjo ka hedhur një bazë të mirë për rritjen ekonomike të këtij viti. (Fang Xiaoyu/Artan)