Rama: 984 laboratorë për revolucionin digjital brenda vitit 2024
2023-01-06 15:03:00

Ndërtimi i 984 laboratorëve për revolucionin digjital është objektivi i qeverisë brenda 2024, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me ministrat, për të bërë analizën e 12 muajve të shkuar dhe për projektet përgjatë këtij viti.

Po ashtu, kryeministri Rama deklaroi se gjatë këtij muaji do të startojë edhe Programi i Kodimit për 1200 të rinj, shkruan “RTSH”.

“Laboratorët smart dhe hyrja në mësimin e gjuhës digjitale qysh në klasën e parë do ta kthejnë hap pas hapi Shqipërinë në një hapësirë shembullore punësimi cilësor për të rinjtë, ndërkohë që programi i ri vjetor i Kodimit do t’u japë brenda një kohe të shkurtër të rinjve të përfshirë, çelësin për të hyrë në tregun global online me paga të larta”,- shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

Shefi i qeverisë njoftoi gjithashtu se 3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. (Irma)