Irani do të fusë mësimin e gjuhës kineze në programet shkollore
2023-01-06 16:34:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Irani do të shtojë kurse të gjuhës kineze në kurrikulat e tij shkollore nga fillimi i vitit 2024, deklaroi ministri i Arsimit Yousef Nouri, cituar nga media online “Hamshahri”.

“Duke nisur prej 21 marsit 2024, ne do të shtojmë disa gjuhë, duke përfshirë gjermanishten dhe kinezishten, si kurse gjuhësore fakultative në programet shkollore”,- deklaroi ministri iranian, bën të ditur “Xinhua”.

Ai theksoi se duhet të merren parasysh nevojat e studentëve dhe zyrtarët të ndërmarrin hapa në këtë drejtim.

Kurset e gjuhës kineze tani ofrohen vetëm në universitetet iraniane. (Irma)