Orët dhe byzylykët “smart” kanë shënuar rritje të shitjeve
2023-01-05 10:41:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Orët “smart” dhe byzylykët inteligjentë të fitnesit po fitojnë popullaritet në Kinë pasi konsumatorët u drejtohen pajisjeve të tilla për të gjurmuar shëndetin mes optimizimit të masave parandaluese dhe kontrollit të Covid-19. Shitësi online “Suning.com” bëri të ditur se shitjet e byzylykëve dhe orëve me funksione oksimetri u rritën me 330 për qind në baza vjetore në dhjetor. Shitjet e byzylykëve inteligjentë të “Huawei” u rritën me rreth 130 për qind në baza mujore në dy javët e fundit, ndërsa shitjet e orëve inteligjente gjithashtu u rritën me më shumë se 100 për qind nga muaji në muaj, sipas kompanisë.

Orët “smart” dhe byzylykët inteligjentë të fitnesit po fitojnë popullaritet në Kinë pasi konsumatorët u drejtohen pajisjeve të tilla për të gjurmuar shëndetin mes optimizimit të masave parandaluese dhe kontrollit të Covid-19.

Meqenëse pulsoksimetrat, të cilët matin nivelet e oksigjenit në gjak, janë në mungesë mes kërkesës në rritje, shitjet e orëve inteligjente dhe byzylykëve të fitnesit, të cilat pretendojnë se kanë funksione të ngjashme, janë rritur javët e fundit.

Shitësi online “Suning.com” bëri të ditur se shitjet e byzylykëve dhe orëve me funksione oksimetri u rritën me 330 për qind në baza vjetore në dhjetor.

Shitjet e byzylykëve inteligjentë të “Huawei” u rritën me rreth 130 për qind në baza mujore në dy javët e fundit, ndërsa shitjet e orëve inteligjente gjithashtu u rritën me më shumë se 100 për qind nga muaji në muaj, sipas kompanisë.

Një shitës në një dyqan “Huawei” në Pekin tha se ora inteligjente “GT3 Pro” e kompanisë është certifikuar nga Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore si një pajisje mjekësore e klasit II. Por, sipas tij, nëse flitet për monitorimin e oksigjenit në gjak, ajo mund të përdoret vetëm si referencë, jo si bazë për një diagnozë klinike.

Një agjent i shërbimit të klientit në internet për orët inteligjente të “Xiaomi” tha se një numër në rritje i konsumatorëve pyetën nëse orët mund të masin përqendrimin e oksigjenit në gjakun arterial. Por, sipas tij, funksioni është menduar vetëm për gjurmim të përditshëm të rastësishëm, jo për përdorim mjekësor.

Wang Liming, një punonjëse 32-vjeçare në Anyang, në provincën Henan të Kinës qendrore, tha se kohët e fundit i bleu një orë inteligjente babait të saj për të matur nivelet e tij të oksigjenit në gjak. “E di që të dhënat nuk janë aq të sakta. Por mund të ofrojnë një pamje të përafërt. Kjo është e mjaftueshme për momentin, pasi nuk mund të gjejmë oksimetër”- tha Wang.

Kërkesa në rritje kohët e fundit për pajisje inteligjente të orientuara drejt fitnesit është në përputhje me një tendencë më të gjerë të tregut të konsumatorëve që i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit të tyre dhe bëhen gjithnjë e më të gatshëm për të përqafuar pajisjet elektronike për të gjurmuar të dhënat e trupit.

Në tremujorin e tretë të vitit 2022, dërgesat e orëve inteligjente arritën në 10.8 milionë njësi në Kinë, duke shënuar një rritje prej 1.8 për qind në baza vjetore, sipas të dhënave nga kompania e hulumtimit të tregut “International Data Corp”.

Shitjet e orëve inteligjente u rritën me 13.3 për qind, të nxitura nga lançimi i produkteve të reja nga kompanitë “Huawei”, “Apple” dhe marka të tjera.

“International Data Corp” pret që sfidat dhe mundësitë e ardhshme të tregut do të bashkëveprojnë. Me Covid-19 nëpër këmbë, njerëzit po i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit, duke përfshirë monitorimin e niveleve të oksigjenit në gjak, presionin e gjakut, nivelin e yndyrnave në trup dhe tregues të tjerë.

Sipas “International Data Corp”, me përmirësimin e vazhdueshëm të teknologjisë, gjithnjë e më shumë funksione të reja shëndetësore do të aplikohen në orët inteligjente dhe kjo fushë do të vazhdojë të marrë hov.