Frika nga recensioni, çmimet e naftës bien mbi 4 për qind
2023-01-05 17:40:50

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm të martën mes shqetësimeve në rritje mbi perspektivën ekonomike globale.

“West Texas Intermediate” për dorëzimin e shkurtit ra me 3.33 dollarë amerikanë, ose 4.15 për qind, për t'u vendosur në 76.93 dollarë për fuçi në bursën tregtare të Nju Jorkut. Nafta e papërpunuar “Brent” për dërgesat e marsit humbi 3.81 dollarë ose 4.43 për qind, për t'u vendosur në 82.1 dollarë për fuçi në bursën “ICE Futures” të Londrës.

Rënia erdhi pasi tregtarët shqetësoheshin për perspektivat e zymta të kërkesës ndërsa ekonomia globale ngadalësohet, shkruan “Xinhua”.

Kristalina Georgieva, drejtoreshë menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, paralajmëroi se viti 2023 do të jetë më i ashpër se viti i kaluar, duke vënë në dukje se një e treta e ekonomisë botërore mund të hyjë në territorin e recesionit. (Elona)