Kryeministri ukrainas përshkruan prioritetet e qeverisë për vitin 2023
2023-01-05 17:04:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, përshkroi të martën 10 prioritetet e qeverisë për vitin 2023, duke përfshirë mbështetjen për ushtrinë dhe të gjithë sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes.

2023-shin, kryeministri ukrainas, e quan vitin e fitores së Ukrainës, citon “Xinhua”. Integrimi në Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut është gjithashtu një objektiv kryesor për Ukrainën, vuri në dukje ai.

Ndër prioritetet janë rindërtimi pas konfliktit, siguria energjetike, stabiliteti makro-financiar dhe mbështetja për veteranët e luftës.

Qeveria do të fokusohet gjithashtu në zhvillimin e arsimit dhe zbatimin e reformave të decentralizimit, pensioneve dhe administratës publike, tha Shmyhal. (Elona)