Çfarë masash do të zbatohen për udhëtarët nga jashtë pasi Kina nisi menaxhimin e COVID-19 si sëmundje infektive e kategorisë B?
2023-01-05 16:06:29

Foto: VCG

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning tha të mërkurën se, që nga 8 janari, personat që vijnë në Kinë duhet të testohen për acidin nukleik brenda 48 orëve para nisjes, dhe ata me rezultat negativ mund të vijnë në Kinë.

Sipas deklaratës nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës, me miratimin e Këshillit të Shtetit, që nga 8 janari 2023, Kina do ta menaxhojë COVID-19 me masat kundër sëmundjeve infektive të kategorisë B e jo të sëmundjeve infektive të kategorisë A

Zëdhënësja tha se, sipas kërkesës nga njoftimi “Masat e përkohshme për shkëmbimin e personelit kinez dhe të huaj”, nga 8 janari, ata që shkojnë në Kinë nuk kanë nevojë për të aplikuar për kodin shëndetësor në ambasadat e konsullatat kineze jashtë vendit, dhe thjesht duhet të plotësojnë rezultatin e testit në kartën e deklaratës shëndetësore të doganës. Nëse testohen pozitivë, personat duhet të shkojnë në Kinë pasi rezultati i testit të dalë negativ. Ata që shkojnë në Kinë me rezultat negativ në deklaratën shëndetësore, dhe nuk kanë anormalitete në inspektimin në pikat doganore, mund të lejohen të hyjnë në publik. Ata që shkojnë në Kinë me rezultat jonormal në deklaratën shëndetësore ose me temperaturë të lartë, duhet të testohen në doganë. Nëse testohen pozitivë, ata që nuk kanë sëmundje serioze themelore e kanë simptoma të lehtë ose nuk kanë simptoma, mund të karantinohen në shtëpi ose të vetëkujdesen. (Li Huailiang/Artan)